Uruguaj, arratiset bosi i “Popullit”, sërish në kërkim
Bosi i firmës piramidale “Populli”, Bashkim Driza u ka shpëtuar autoriteteve uruguajne, ndërsa priste në arrest shtëpie, ekstradimin për në Shqipëri. Interpol Tirana e ka shpallur edhe një herë në kërkim ndërkombëtar.
TIRANE- Shpallet edhe një here në kërkim ndërkombëtar, Bashkim Driza, bosi i firmës piramidale “Populli”. Driza u ka shpëtuar autoriteteve uruguajne, ndërsa priste në arrest shtëpie, ekstradimin për në Shqipëri.
51-vjecari Driza, i arrestuar në Uruguaj gjatë muajit shtator qëndronte në arrest shtëpie në apartamentin e tij në Montevideo, nga ku bosi i firmës piramidale ka mundur të arratiset. Për ikjen e tij, një javë pas marrjes së masës së arrestit është njoftuar ministria e drejtësisë shqiptare, nëpërmjet kanaleve zyrtare, ndërsa Interpol Tirana e ka rishpallur në kërkim ndërkombëtar.
Burime nga Ministria e Drejtësisë konfirmojnë dërgimin e dokumentacionit në rrugë diplomatike pranë autoriteteve uruguajane, për ekstradimin e shtetasit Bashkim Driza, për të vuajtur dënimin në burgjet shqiptare.
Driza ka më shumë se 12 vjet që arrin t'i shpëtojë vuajtjes së dënimit që ka marrë në Shqipëri, ndërsa ai është dënuar me 16 vjet burg nën akuzën e mashtrimit në shuma të mëdha të 304.240 shtetasve.
(e.n/News24/Balkanweb)