E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tendence xhinset e ngushta serish ne mode

Sivjet tendenca vjeshte-dimer sugjeron xhinse te puthitura. Ky rikthim aspak i befte i xhinsit vjen ne nje tjeter menyre do te pershkoje gjithe linjat femerore te ngjeshura fort pas trupit nga kembet deri tek pjesa e fundshpines

Stilistet theksojne se nuk ekziston asnje veshje tjeter me kameleonike sesa xhinset pantallonat historike me te cilat mund te luaje kushdo pavaresisht sezonit. Ashtu ka ndodhur edhe kete here me te gjithe autoret dhe dizenjatoret e modes te cilet kane tentuar te sjellin ngjyra dhe forma nga me te ndryshmet por synojne gjithmone te njejtat modele. Rikthimi tek dashuria e vjeter tek xhinset qe keni veshur me vrap teksa dilni nga shtepia nuk do tju zhgenjejne as tani. Ato jane ideale per nje dite komode per nje xhiro ku qellimi eshte te ndihesh trendy pa e vrare mendjen per te qene shik. Jo vetem pantallona por edhe xhaketa te shkurtra te pikturuara me ngjyra madje edhe ne formatin unisex tani vijne te rinovuara nga stilistet me te mire te botes se modes.

Dite-nate

Per diten apo mbremjen per ne pune apo xhiro nuk ka kurrfare rendesie momenti dizenjatoret kane menduar deri ne detaje per tendencat e reja te xhinseve. Pike se pari duhet te themi se pantallonat e punes se amerikaneve prej vitesh jane kthyer ne frymezimin e koleksioneve Hot couture dhe qe japin me shume kenaqesi se cdo veshje tjeter. Keni vithe te bukura Po kembe te drejta Nese plotesoni kushtet nje pale xhinse te ngushta modeli lsquoDiesel eshte nje prej sugjerimeve ideale. Kushdo mund te kujtoje xhinset Pin up alla Marilyn Monroe pikerisht ato do te jene nje nga modelet qe do te shihni me se shumti ne dyqane me xhepa te vegjel mbi te gjitha tejet te ngushta edhe pse mund te duken joestetike ato kane nje qellim te promovojne format e trupit. Per ato femra qe kane nje fizik tejet te holle krahe te gjate pak gjoks stilistet keshillojne modelin Cigare ose Skinny Jeans qe mund ti shoqeroni me kepuce te kuqe nje kemishe te bardhe dhe taka shume te larta nje veshje tipike e preferuar nga Victoria Beckam.

Modelet

Femrat pak me te mbushura dhe qe kane nje fundshpine te dukshme qe nuk u shpeton syrit te meshkujve mund te provojne qetesisht modelet Baggy te ngushta siper dhe pak me te bollshme ne pjesen e fundme. Modelet e quajtura Kemba e elefantit mund te duken si te dala mode por ne fakt nuk eshte aspak keshtu pasi ne kete menyre ata qe kane probleme me shendetin mund te fshehin defektet e tyre ne menyren me te persosur.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›