E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis projekti i turizmit në Antigone

Projekti për përmirësimin e shërbimeve turistike ka nisur të zbatohet konkretisht në Parkun Arkeologjik të Antigonesë. Me mbështetjen e UNESCO-s dhe PNUD-it, "Kultura dhe trashëgimia për zhvillimin social dhe ekonomik" parashikon krijimin e mundësive për përmirësimin e menaxhimit për rritjen e përfitimeve ekonomike nëpërmjet vënies në shfrytëzim të kulturës dhe trashëgimisë së pasur kulturore të zonës ku shtrihet ky park. Gjatë promovimit, Stephan Dompke, koordinator i programit, tha se për një periudhë dyvjeçare, nëpërmjet Fondit Spanjoll për Arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit, do të rriten mundësitë e shtimit të të ardhurave për komunitetin e banorëve. "Parku i Antigonesë është një nga njësitë e reja të menaxhimit të vlerave të trashëgimisë kulturore që ka hartuar dhe zbaton një plan menaxhimi me shtrirje kohore në pesë vjet dhe ky është një shans i mirë", ka theksuar Stephan Dompke.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›