Krenaria e Monikës
"Të pëlqejnë ‘spicy‘ (erëzat)?" - pyet Monika Beluçi në tavolinë. "I urrej italianet kur flasin anglisht në Francë. Duken si sozitë televizive". Është simpatike, e zonja, arrin të bëjë gjithçka, të mbajë fëmijët, të bëjë politikë e kinema. Dje në Vjenë aktorja italiane është vlerësuar me çmimin "Women‘s World Award". "Ky çmim nuk është për një film, por për një rrugë të gjatë, që kalova nga moda në botën e kinemasë. Jam ende në gjysmë të jetës sime. Çmimin ia dhanë edhe Nojoud Ali, vajzës që bindi gjyqin e Jemenit të mos martohej me burrin që nuk e donte. Ajo ndryshoi ligjet e vendit të saj. Tani në Jemen për t‘u martuar duhen 17 vjet dhe mirëkuptimi i gruas. Women‘s World Award‘ është një simbol dashurie për femrat, në një moment kur ato nuk respektohen". Italia duket sikur është bërë toka e përdhunimeve, krimi që nuk ndëshkohet ndonjëherë. "Politikanët tanë shkojnë nëpër burgje dhe takojnë dhunuesit. Kontrollojnë nëse janë mirë me shëndet apo jo. Në Parlament një burri i dhanë të drejtën e birësimit të një fëmije, edhe pse kishte masakruar gruan e tij. Sipas parlamentarëve ai mund të jetë një baba i mirë".
Kur vendosët për të jetuar në Paris?
Filmi im i parë është prodhuar më 1995-ën dhe gjatë asaj kohe, herë qëndroja në Francë dhe herë në Itali. Ndihem 100 për qind italiane dhe më vjen mirë që të gjithë e theksojnë kombësinë time. Pavarësisht se kam jetuar shumë vite në Francë dhe kam mësuar disa gjuhë, theksi im italian nuk ka ndryshuar.
Bashkëshorti juaj, Vincent Cassel, i cili sapo ka interpretuar rolin e Çezarit në filmin "Armiku publik numër 1", i duhej të shtonte 20 kg në peshë për këtë rol.
Isha e shqetësuar. Më gënjeu se për ç‘arsye po i shtonte këto kile. Ushqehej shumë, por nuk po e arrinte peshën e duhur, kështu që konsumonte shumë barishte, të cilat nuk i bënin mirë.
Do të kishit pranuar nëse ju do t‘u kërkohej të shtonit në peshë 20 kile?
Kur kam qenë shtatzënë isha rrumbullakosur mirë. Në fillim të lidhjes të tërheq pamja fizike, e cila më pas shndërrohet në diçka më të thellë dhe më tërheqëse.
Çfarë ndodhi në Festivalin e Sanremos? Thuhet se organizatorët ftuan bashkëshortin tuaj, meqë ai kërkonte 100 mijë euro dhe nuk ju ftuan juve, sepse kërkonit 300 mijë.
Faleminderit për pyetjen, kështu kam rastin ta sqaroj. Vincent ishte aty për të promovuar filmin e tij dhe nuk ka marrë asnjë euro. Gjithmonë nuk kam pranuar, ua kam lënë televizionin atyre që dinë ta bëjnë. Kur Vincenti ishte i ftuar, nuk arrita ta shihja, por më kanë thënë se kullonte në djersë. Fatmirësisht e kaloi mirë këtë pengesë.
Me se jeni marrë fillimisht?
Në Romë jam marrë me modë. Kinemaja ishte e vetmja gjë që doja të bëja. Gjithmonë më thoshin se kjo është modelja që kërkon të bëhet aktore. Duke qenë se paragjykohesha shumë për këtë fakt, vendosa që të shkoja në Paris. Nuk e dija se çfarë do të ndodhte. Fatmirësisht gjeta një agjent që besoi tek unë. Pas "Apartamenti", nuk rreshta më së bëri filma. Dëshira ime për t‘u bërë aktore më dha shansin që të shihja gjithë botën e të interpretoja përkrah aktorëve të mëdhenj si Brus Uillis, Mel Gibson, Klajv Ouen e shumë të tjerë. Nuk kam menduar kurrë se do të jetoja në Hollivud dhe e adhuroj energjinë që ka ky vend. Por jam një grua e pjekur dhe mendoj se cilësia e jetës është e rëndësishme. Shpesh më ka ndodhur që të luaj një film në Francë, një në Amerikë dhe një në Itali. Tashmë jam mësuar me këtë trekëndësh. Tani po interpretoj në një tjetër film, ku do të jem përkrah aktores së madhe franceze Sofi Marso, e cila është në kërkim të së kaluarës së saj: ne të dyja jemi i njëjti person.
Për të ndërruar argument, po krizën ekonomike që ka përfshirë botën a e ndieni?
Nëse një film më intereson e bëj edhe për pak para.
Keni ndërmend të bëni një fëmijë të dytë?
Nëse vjen, është i mirëpritur. Roli i nënës është gjëja më e bukur në botë, është një eksperiencë e jashtëzakonshme, të mëson të duash pa kushte.
Trofetë
Përveç Monika Beluçit dhe Nojoud Ali, morën çmim edhe Marian Fejthfull, Anxhela Misoni, Anastasia, Keli Klarson dhe Beti Uilliams
Intervista
Mbrëmë në Vjenë, Beluçi mori çmimin "Women‘s World Award". Së bashku me të u vlerësua edhe vajza 10-vjeçare nga Jemeni, që refuzoi të martohej
Ylli
Monika Beluçi, 44 vjeçe, ka lindur në Umbria. Filmi i saj i ardhshëm titullohet "Mos u kthe", ku do të interpretojë përkrah Sofi Marsosë
Italiane
Ndihem 100 për qin italiane dhe më vjen mirë që të gjithë e theksojnë kombësinë time. Pavarësisht se kam jetuar shumë vite në Francë dhe kam mësuar disa gjuhë, theksi im italian nuk ka ndryshuar
Nuk e kam parë bashkëshortin tim në Sanremo, më thanë se kullonte në djersë, por e kapërceu këtë siklet