E Shtunë, 31 Tetor 2026

PSD: Vendi ne krize ekonomike e morale

Partia Socialdemokrate konstaton se vendi eshte ne krize ekonomike, sociale dhe morale, ndersa vitet e fundit ka shenuar vetem kthim prapa.

"Skandali i ish-ministrit Pango eshte vetem maja e ajsbergut te korrupsionit qeveritar qe prodhon vetem kriza dhe tragjedi", u shpreh nenkryetari i kesaj force, Engjell Bejtaj.

Sipas tij, qeveria eshte e paafte te plotesoje kerkesat e para dhe tetraplegjikeve, te cilet kane hyre ne diten e peste te greves se tyre.

Numri dy i PSD-se kerkoi qe shqiptaret t'i japin denimin e merituar qeverise duke votuar ne qershor per alternativen e majte.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›