Nis protesta e FRESSH-it për largimin e Bashës
Nis protesta e Forumit Rinor Eurosocialist shqiptar para ministrisë së Brendshme për të kërkuar largimin e ministrit Lulëzim Basha.
Të rinjtë socialistë me pankartën “Ik vrasës ik” kanë marshuar nga selia e Partisë Socialiste drejt ministrisë së brendshme.
Ndërkohë mësohet se ministri i brendshëm Lulzim Basha është larguar nga ambjentet e ministrisë vetëm pak minuta përpara nisjes së protestës por sipas burimeve brenda ministrisë ai është larguar për një drekë me ambasadoren franceze dhe më pas do të kthehet sërish në zyrë.
Protesta sipas PS-së do të zgjasë deri në orën 24 të mesnatës.
Të rinjtë e forumit eurosocialist kërkojnë largimin e ministrit Basha duke e konsideruar atë një nga përgjegjësit kryesorë për vrasjen e 4 demonstruesve gjatë demonstratës së 21 janarit.