FRESSH-i proteste maratone kerkohet largimi i Bashes

Forumi Rinore Eurosocialiste i Partise Socialiste ka nisur protesten maratone para Ministrise se Brendshme. FRESSH-i ka paralajmeruar se do te protestoje per largimin e Ministrit Lulzim Basha per 12 ore me radhe.
Te rinjte e forumit te PS-se do te kerkojne largimin e ministrit Basha duke e konsideruar ate pergjegjesin kryesore per vrasjen e kater demonstruesve gjate protestes se 21 janarit qe u mbajt ne bulevardin Deshmoret e Kombit. Mbeshtetesit e FRESSH-it mbajne nje pankarte ku shkruhet Ik vrases ik drejtuar ministrit te brendshem Basha.
Anetarja e Asamblese Kombetare te PS-se dhe drejtuesja e FRESH Elisa Spiropali eshte shprehur se ne nje kohe kur ministria e brendshme eshte per te mbrojtur qytetaret ajo i vret ata. Ministria e Brendshme eshte per te mbrojtur qytetaret ndersa ajo na vret kete e tregoje me 21 janar kur vrau kater prej nesh- eshte shprehur Spiropali
Protesta eshte shoqeruar me fjalime nga te rinj ne radhet e FRESSH-it. Te rinjte ka drejtuar thirrje te ndryshme ku nderto ishin PD-LSI Shqiperia seshte Libi I vrau Lul Basha etj. Protesta parashikohet te zgjase deri ne 12 te mbremjes. Nderkohe eshte bere e ditur se Basha eshte larguar nga ambientet e ministrise.
Ndersa para nisjes se protestes se FRESSH-it ambasadori i SHBA-se Aleksander Arvizu ka takuar forcat e policise te cilet gjendeshin para godines se kesaj ministrie per mbarevajtjen e protestes. Takimi mesohet se ka qene i rastesishem.