E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e amerikanëve, Topi ngushëllon Obamën

Kreu i shtetit Bamir Topi i ka dërguar një mesazh ngushëllimi Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama për ngjarjen e 2 marsit, ku dy ushtarë amerikanë humbën jetën nga një sulm me armë në aeroportin e Frankfurtit dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë.
 

“Me hidhërim shumë të thellë mora lajmin makabër të vrasjes së dy ushtarëve amerikanë dhe plagosjen e dy të tjerëve nga një dorë kriminale dhe terroriste, që preku rëndë ndjenjat e kombit shqiptar dhe atij amerikan, në një moment të shkëlqyer të marrëdhënieve të gjithanshme midis dy popujve e vendeve tona” vijon mesazhi i Topit drejtuar presidentit Obama.

Gjithashtu kreu i shtetit në emër të popullit shqiptar, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave, qeverisë dhe gjithë popullit amerikan.

“Shpreh bindjen e plotë se shumë shpejt do të zbulohen motivet kriminale të kësaj dore gjakatare dhe drejtësia do të japë dënimin e merituar.” - thuhet në mesazhin e Presidentit Topi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›