E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundon protesta e FRESSH-it para ministrisë së brendshme

Forumi Rinor Eurosocialist shqiptar ka përfunduar protestën para ministrisë së brendshme, protestë kjo e paralajmëruar se do të vazhdonte deri në mesnatë.

Mbështetësit e FRESSH-it kanë qëndruar për një orë e gjysëm me pankarta në duar para godinës së ministrisë së brendshme duke kërkuar edhe largimin e ministrit Basha por më pas janë larguar.
 

Sipas drejtuesve të protestës së FRESSH-it protesta ka përfunduar pasi policia nuk ka dhënë lejen për vazhdimin e saj deri në mesnatë.

Ndërkohë të rinjtë socialistë rreth orës 12:30 me pankartën “Ik vrasës ik” marshuan nga selia e Partisë Socialiste drejt ministrisë së brendshme ku kanë kërkuar largimin e ministrit Basha duke e konsideruar atë një nga përgjegjësit kryesorë për vrasjen e 4 demonstruesve gjatë demonstratës së 21 janarit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›