E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në Greqi për takimin e PSE

Liderët e socialistëve europianë do të mblidhen sot në Athinë, ku do të zhvillojnë konferencën e tyre të radhës, për të diskutuar mbi rezultatet e së majtës dhe sfidat e së ardhmes. Në takim, ku do të jenë të pranishëm përfaqësuesit më të lartë të kësaj të majte, përfshi edhe drejtuesit e lartë në Parlamentin Europian, ku natyrisht nuk do të mungojë as një delegacion i socialistëve shqiptarë. Në cilësinë e një force kandidate, për t’u anëtarësuar në Partisë Socialiste Europiane, PSSH do të përfaqësohet nga kreu i saj, Edi Rama, dhe dy deputetët, Arben Ahmetaj dhe Taulant Balla. Delegacioni shqiptar ka parashikuar takime me drejtuesit më të lartë të PSE. Një takim është programuar për t’u zhvilluar edhe me Kryeministrin e Greqisë Jorgo Papandreu, i cili është njëkohësisht dhe kreu i PASOK. Gjatë këtyre takimeve, delegacioni shqiptar do të kërkojë mbështetjen e socialistëve evropianë, për kauzën e saj për zgjedhje të parakohshme dhe shtyrjen e zgjedhjeve lokale, deri në plotësimin e kushteve për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›