E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis protesta e opozitës për hapjen e kutive

Ka nisur protesta e organizuar nga PS, e mbështetur nga parti të majta e të djathta për hapjen e kutive të votimit të zgjedhjeve të 28 qershorit. Protesta zhvillohet me moton "Ku është vota ime? Hapni kutitë". Deputeti i PS-së, Pandeli Majko tha selia rozë nuk mund të lejojë që fati i Shqipërisë të mbyllet në kutinë e Sali Berishës. Ai tha se opozita nuk mund të hyjë në Kuvend pa hapjen e kutive. "Ne kërkojmë vetëm të hapet kutia e votimit, të bëhet transparent rezultati", tha ai. Protestës së opozitës i janë bashkuar edhe PBDNJ, PDK, PBL, PSD, G99 apo PDS, si edhe Konfederata e Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë.
Në protestë janë të pranishëm qindra vetë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›