E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis protesta e opozitës, mijëra qytetarë i kërkojnë Berishës: Ku është vota ime!

TIRANË - "Dua të shoh votën time". Me këte moto, Partia Socialiste filloi në orën 17:00 protestën për zbardhjen e zgjedhjeve te 28 qershorit. Mijera qyterarë ardhur nga gjithe Shqiperia, janë në Bulevard duke i kerkuar Kryeministrit hapjen e kutive. I pari ne miting foli deputeti i PS-se, Pandeli Majko, me pas Fiqiri Xibri, qytetare nga rrethe te ndryshme te vendit, mes tyre edhe studenti i arrestuar diten e zgjedhjeve ne Fier. Po keshtu lider te partive te majta dhe te qendres se djathte i bene thirrje Berishes te mos mbaj peng demokracine e vendit. Mitingu eshte duke vazhduar.

dt. 09 tetor

Përpara Kryeministrisë, të gjithë faktoret e kësaj proteste do t'i kërkojne Kryeministrit Berisha që te lejoje hapjen e kutive te votimit.

"Ftojmë në protestë, sot pasdite të gjithë ata që vazhdojnë të besojnë se qytetarët e ndershëm janë ende në shumicë dërrmuese përballë një pakice manipulatore në qeveri", tha Sajmir Tahiri.

"Kjo është një betejë të cilën ne dhe shumica e shqiptarëve do ta fitojmë për të tashmen dhe të ardhmen e Shqipërisë europiane", theksoi ai.

Partia Socialiste e mbështetur nga aleatët, nga disa parti të qendrës së djathtë, si dhe nga mjaft shoqata do të nisin të shtunën në kryeqytet protestat kunder manipulimit te rezultatit të zgjedhjeve. Më para Rama ka deklaruar se ky është vetëm fillimi dhe nëse Kryeministri nuk i bindet vullnetit të shumicës së majtë për të zbardhur zgjedhjet e 28 qershorit, protestat do të vazhdojnë në gjithë vendin.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›