Jo, edhe pikë
-490x320.jpg)
Shefi i ICO`së, Piter Feith, nuk është duruar pa iu përgjigjur ministrit të Financave të Kosovës, Ahmet Shalës. Pasi që me letrën e parë nuk e kishte bindur ministrin Shala se paratë e pensioneve dhe të privatizimit nuk mund të kthehen në Kosovë, kësaj radhe i ka shkruar në mënyrë të prerë se këto mjete qeveria nuk mund t`i shpenzojë si të dojë. Një zyrtar i lartë ndërkombëtar shpjegon se shefi i ICO`së është shumë i shqetësuar me planet e qeverisë që paratë e grumbulluara nga kontributet e qytetarëve të hynë në projekte si autostrada.
“Nëse do ta ndërtojnë autostradën, le të gjejnë burime alternative, por nuk mund t`i shfrytëzojnë fondet e Trustit dhe AKP`së për këtë qëllim”, thotë ky zyrtar.
Në letrën të cilën e ka siguruar Express, Feith shkruan se përpjekja e Qeverisë së Kosovës për t`i plotësuar nevojat e buxhetit me para të privatizimit dhe pensioneve nuk është ide e qëlluar. Numri një i ICO`së më së shumti është fokusuar te mjetet nën menaxhim të Trustit të Kursimeve Pensionale, një pjesë të të cilave ministri Shala kishte propozuar t`i investonte në instrumente financiare të lëshuara nga Qeveria e Kosovës.
“Ju përkujtoj juve limitimet serioze që imponohen për huazime të tilla të mundshme me Propozimin Gjithëpërfshirës për Statusin e Kosovës”, thekson Feith. Ai i rikujton se Kosova ende nuk ka krijuar mekanizma që do të hapnin rrugën për investime të parave të pensioneve siç kërkon ligji. Por, edhe sikur të gjitha kriteret për investim të mjeteve në Kosovë do të plotësoheshin, prapë mbetet diversifikimi i riskut problem, pasi që Trusti nuk mund të rrezikojë të gjitha mjetet në një vend të vetëm.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...