E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqia shkon në zgjedhje të reja në qershor

Alexis Tsipras

Greqia do të mbajë zgjedhjet të reja pas dështimit të të gjitha rrugëve për formimin e një koalicioni qeverisës. Në tentativën e fundit, presidenti, Karlos Papulia, nuk arriti të bashkoi forcat politike për formimin e qeverisë dhe tani pritet dekretimi i datës së zgjedhjeve që ka shumë mundësi të jetë 17 qershor.

Kjo gjë është konfirmuar nga zëdhënësi i presidentit, i cili tha se zgjedhjet mund të mbahen në mesin e qershorit. Ai ka shtuar se një qeveri kujdestare mund të formohet të mërkurën.

Kriza politike në Greqi ka vënë në rrezik stabilitetin e monedhës së përbashkët të Bashkimit Evropian. Tashmë shancet e daljes së saj nga eurozona janë rritur pasi muajin e ardhshëm nuk do mund të jenë në gjendje të paguajnë pagat, transportin public apo për infrastrukturën.

Sipas sondazheve zgjedhjet e reja mund ti fitojë lideri karizmatik i së majtës, Alexis Tsipras. Partia e tij, Syriza kundërshton marrëveshjen e ndihmës nga BE dhe FMN. Edhe pse partia e Tsipras mund të dalë e para, pritet të shihet nëse do mund të formojë qeverinë. /CNN Reuters/

Përgatiti: F.S

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›