E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligjet për punëtorët vetëm në letër

Kol Nikolla

Ligji për sigurinë e shëndetin në punë, i miratuar dy vjet më parë ka mbetur vetëm në letër dhe as nuk shpresohet të zbatohet në praktikë. Këtë ka theksuar presidenti i konfederatës sindikale të Shqipërisë, Kolë Nikolli, i pranishëm në Shkodër.

Sipas Nikollës, ligji i hartuar për këtë qëllim ka qenë në përputhje me direktivat e BE-së por fatkeqësisht, ai ka mbetur në letër pasi për gjashtë muaj është dashur të dalin 14 akte nënligjore, por në fakt kanë dale vetëm dy të tillë.

Më tej në takimin ku ishte i pranishëm konsulenti i BE, Antero Vahapassi, Nikolla ka theksuar se bërja e ligjeve nuk është e vështirë por është i vështirë zbatimi i tyre. /A.Dushi/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›