Nis puna për ndryshimin e Kodit Zgjedhor
01/12/2011 U zhvillua dje mbledhja e parë e komisionit. Mungojnë të vegjlit, Mediu dhe Dule
Komisioni parlamentar ad hoc për reformën përcakton ekspertët zgjedhorë
Komisioni parlamentar për Reformën Zgjedhore, nën drejtimin e kryeparlamentares Jozefina Topalli, zhvilloi dje mbledhjen e tij të parë. Ajo që ra në sy në mbledhjen e djeshme ishte mungesa e kryetarëve të partive të vogla parlamentare, të cilët janë dhe anëtarë të Komisionit për Reformën. Nga mazhoranca mungonte kreu i republikanëve Fatmir Mediu, ndërsa nga opozita nuk ishte i pranishëm kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule. Në punimet e tij të para, që u zhvilluan me dyer të mbyllura, komisioni miratoi grupin e ekspertëve, të cilët do të merren me identifikimin e çështjeve që kanë të bëjnë me reformën sipas rekomandimeve të OSBE–ODIHR-it, për t’u bërë gati për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që do mbahen më 2013-n. Ndërsa në ditët e ardhshme pjesë debatit do të jenë amendimet e ndryshme të kuadrit ligjor për procesin zgjedhor, siç janë votimi familjar, votimi fiktiv, problemet me listat e zgjedhësve. Të pranishëm në çeljen e punimeve të komisionit ishin edhe kreu i prezencës së OSBE-së Eugen Volfart, ambasadorja e Britanisë së Madhe Fiona Mcwllham etj.
Mbledhja e parë
Konkretisht komisioni i posaçëm për reformën miratoi dje deputetin demokrat Viktor Gumi si sekretar të këtij komisioni dhe grupin e ekspertëve teknikë, të përbërë nga dy anëtarë: Oerd Bylykbashi nga mazhoranca dhe Blendi Çuçi nga opozita. Në përfundim të mbledhjes së djeshme bashkëkryetari socialist i Komisionit për Referomën, Damian Gjiknuri, u shpreh optimist për seancën e parë, duke theksuar se në ditët në vijim do të nisin bisedimet për çështje konkrete. “Diskutuam disa çështje administrative, por shumë shpejt duhet të nisim çështje konkrete. Ato janë problematikat që kanë të bëjmë me procesin zgjedhor. Sot u ngrit grupi i ekspertëve, të gjitha çështjet do të diskutohen në ditët në vijim. Presim edhe propozimin e partive të vogla. Nëse ka vullnet të mirë, gjërat do të kryhen”, - tha Gjinkuri. Ndërkohë në hapje të mbledhjes Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, vlerësoi rëndësinë e nisjes së menjëhershme të punës së komisionit, ku theksoi rëndësinë e arritjes së një reforme me standardet më të larta në përputhje me rekomandimet e OSBE-së si dhe Komisionit të Venecies. “Kjo reformë parlamentare është një gur prove për partitë politike, sepse është rasti që çdo parti politike të dalë jashtë interesave të saj të ngushta, të kapërcejë mbi interesat e saj të ngushta, çdo parti që të jetë, e madhe apo e vogël, e majtë apo e djathtë”, - deklaroi Topalli. Kryeparlamentarja uroi që reforma të jetë e suksesshme dhe më pas i siguroi anëtarët e komisionit se partitë do të kenë gjithë mbështetjen e duhur. “Si Kryetare e Kuvendit, duke uruar që reforma të jetë e suksesshme, ju them se administrata do të jetë në mbështetjen tuaj. Mbase kjo punë duhej të ishte bërë më parë, por e rëndësishme është që nis sot, e bazuar edhe në rekomandimet e OSBE–ODIHR-it”, - theksoi Topalli. Asistenca e ndërkombëtarëve
Kryetarja e Kuvendit tha dje se ka përgatitur procedurat dhe letrat për t’ua dërguar institucioneve ndërkombëtare, OSBE-së, Komisionit të Venecies, për asistencën dhe mbështetjen e tyre për ta bërë më të efektshme punën e këtij komisioni. “Vetë prania e tyre tregon për një mbështetje dhe për një inkurajim për të bërë të mundur që kësaj radhe reforma zgjedhore të jetë përfundimtare”, - tha Topalli.
Qëndrimet e palëve
Me interes pritet qëndrimi i dy partive të mëdha në lidhje me propozimin e partive të vogla për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Në tryezën e përbashkët të 21 nëntorit 10 partitë e vogla listuan kërkesat e tyre për të mëdhenjtë, që nisnin pikërisht me ndryshimin e sistemit, duke këmbëngulur për aplikimin e sistemit proporcional kombëtar.
Votëbesimi i Kuvendit
Dy javë më parë komisioni “Rusmali-Gjiknuri” u votua në unanimitet me 130 vota në seancën plenare të 17 nëntorit dhe u jep dy partive të mëdha të drejtën e vetos për amendimet e Kodit Zgjedhor për të cilat nuk bien dakord. Punimet e komisionit të posaçëm për reformën do të zgjasin për tre muaj, ku pritet të miratohen ndryshimet në Kodin aktual Zgjedhor.
Topi: Komisioni të realizojë standardet
Presidenti Bamir Topi kërkoi dje nga Komisioni parlamentar për Reformën Zgjedhore që Kodi Zgjedhor të miratohet në kohë. Sepse palët do ta kenë më të thjeshtë për t’u njohur edhe me infrastrukturën zgjedhore. “U uroj që të kenë në themel të punës së tyre jo emocione politike dhe pozicione partiake. Por të dalin me një kod që do të jetë në standardet evropiane”, - tha Topi.