Gorbaçov takon Berishën dhe Topallin
01/12/2011 Vizita në Tiranë
Ish-presidenti i Bashkimit sovjetik Mihail Gorbaçov, i cili ndodhet në Shqipëri si i ftuar nderi në Kampionatin Botëror të Shahut për Femra, që po zhvillohet në Tiranë, u prit dje në një takim nga kryeministri Berisha. Duke i uruar mirëseardhjen në Shqipëri, Berisha i shprehu Gorbaçovit vlerësimin më të lartë, si një ndër “personalitetet ndërkombëtare më popullore në Shqipëri, i cili hapi një epokë të re lirie jo vetëm për popujt e Bashkimit Sovjetik, por për të gjithë Europën e botën”. Duke e konsideruar zotin Gorbaçov “kurajë e shekullit të shkuar”, kryeministri tha se qëndrimin e tij ndaj Murit të Berlinit dhe mesazhin që i dha udhëheqjes së Europës Lindore nuk do ta harrojnë kombet e Europës dhe veçanërisht Shqipëria, e cila njohu regjimin më të egër komunist diktatorial se çdo vend tjetër. “Midis nomenklaturës dhe popullit ju zgjodhët popullin”, - theksoi Berisha. Nga ana e tij ish-presidenti Gorbaçov shprehu kënaqësinë për vizitën në Shqipëri, duke theksuar se dëshira për të vizituar Shqipërinë ka qenë e hershme.
Gjithashtu Gorbaçov u prit në një takim të veçantë edhe nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Në një bisedë të ngrohtë e miqësore kryetarja e Kuvendit dhe ish-presidenti Gorbaçov diskutuan për zhvillimet aktuale politike në Rusi, në Shqipëri e rajon.