Durrës, ekstradohet nga SHBA-të i dënuari për dy vrasje

Policia e Durrësit mori në dorëzim shtetasin Ardian Domi, nga Shijaku, i cili është shpallur fajtor për dy vrasje të ndodhura në vitin 1997.
Ai është dënuar nga Gjykata e Rrethit në vitin 2007 me 16 vjet e 8 muaj heqje lirie për vrasjen e dyfishtë të shtetasve Besnik Kollçaku dhe Aleksandër Furrxhiu.
Sipas të njëjtave burime, Domi ishte shpallur në kërkim për vrasje me dashje që nga 15 korriku i vitit 1997, pak ditë pas ngjarjes së rëndë, koha kur edhe kanë nisur kërkimet për ndalimin e tij.
Ndërkohë që një tjetër akuzë rëndon nga dita e djeshme mbi 38- vjeçarin Domit, ajo e falsifikimit të letërnjoftimeve apo pasaportave, pasi në momentin e rikthimit atij iu gjetën dy pasaporta të falsifikuara. /Start/
2012-04-12 16:53