Nis punën Komisioni për xhaminë e madhe të Tiranës
TIRANE- Komisioni për ndërtimin e Xhamisë së Madhe, iniciuar nga Bashkia e Tiranës dhe miratuar nga Këshilli Bashkiak ka nisur nga puna.
Në këtë mbledhje u vendos ngritja e një grupi pune, i cili do të përgatisë propozimet për vendimarrjen në Komision, të cilat përfshijnë propozimin për vendin ku do të ngrihet Xhamia e Re, si do të veprohet për projektin e Xhamisë, nëse do të jetë ai i hartuar tashmë, do të përcaktohet një arkitekt për të bërë një projekt të ri apo do të bëhet konkurs për projektimin e këtij institucioni dhe pas kësaj menjëherë, aprovimi i termave të referencës.
Kryebashkiaku Basha shprehu vullnetin e Bashkisë së Tiranës dhe të tijin personalisht, për ta përfunduar sa më parë këtë vepër që i mungon Tiranës dhe për t’u dhënë besimtarëve një vend të denjë, për të kryer ritet e tyre fetare.
"Vullneti për ta përfunduar këtë vepër, që i mungon qytetit të Tiranës është i plotë tek Bashkia e Tiranës dhe tek unë personalisht por nganjëherë vullneti nuk mjafton dhe me këtë rast synimi i ngritjes së këtij komisioni ka qenë gjithpërfshirja në vendimarrje të aktorëve kryesorë, duke filluar nga Komuniteti Mysliman, me Myftininë e Tiranës, me përfaqësuesit e besimtarëve të Tiranës, duke vazhduar me të gjithë faktorët e tjerë, siç janë ato të Monumenteve të Kulturës, të Institutit të Kultit, shoqatës “Tirana” dhe Këshilli Bashkiak, ku çdo forcë politike e përfaqësuar në Këshill përfaqësohet edhe në këtë komision dhe sigurisht çdo vendimarrje që do të bëjmë do të jetë transparente dhe do i përcillet në kohë reale qytetarëve të Tiranës, publikut të Tiranës. Gjykoj se kjo risi është e domosdoshme, që ne të kemi sukses në ndërmarrjen tonë”, tha ai.
Nga ana e tij Kryetari i Komunitetit Mysliman Haxhi Selim Muça shprehu kënaqësinë, që më së fundi nisi funksionimin një komision, në të cilin do të diskutohet dhe vendoset për ndërtimin e Xhamisë së Madhe të Tiranës.
(ma.ar/BalkanWeb)