E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmisohet moti, vijojnë të bllokuara dhjetra komuna

Moti i qëndrueshëm i ditëve të fundit dhe rritja e temperaturave kanë përmisuar disi gjendjen në zonat e bllokuara nga dëbora. Edhe pse akset nacionale janë të gjitha të kalueshëm pa vështirësi, dhjetra komuna mbeten ende të bllokuara. Përmisimi i motit ka ndihmuar që të vijojnë më me shpejtësi operacionet për zhbllokimin e rrugëve që lidhin komunat në zonat e thella, si dhe në shpërndarjen e ndihmave ushqimore për banorët në nevojë. Puka vijon të ngelet problematike dhe bora vijon të mbajë të izoluar fshatrat Iballë, Blerim, Fierzë. Për sa i përket kalueshmërisë në rrugë, qarkullimi kryhet me vështirësi në aksin Pukë-Fushë Arrëz, ndërsa orteqet kanë vështirësuar punën për hapjen e akseve Q.Mali-Kukës Q.Mali-B.Curri. Rrethi i Bulqizës poashtu përballet ende me ngricat dhe pavarësisht përmisimit të motit komunat dhe fshatrat e thella malore mbeten ende të izoluara nga dëbora. Problematike është situata në komunat Ostren, Trebisht, Tërnova e Madhe dhe Tërnova e Vogël, si dhe në fshatrat e Martaneshit, në Fushë Bulqizë, pasi lartësia e borës arrin deri në rreth 2 metra.
Situata në Dibër po shkon drejt përmisimit. Në disa prej komunave të izoluara prej disa javësh janë hapur rrugët, ndërsa që prej dy ditësh kanë nisur të shpërndahen ndihma ushqimore për banorët dhe për bagëtitë e tyre. Në qarkun e Shkodër reshjet janë ndërprerë, por vazhdojnë të jenë të bllokuara disa fshatra të komunës Kelmend në Malësi të Madhe, si Vermosh, Nikç dhe Selcë. Në Dukagjin komuna Shllak dhe Shosh dhe në Pukë komuna Iballë, Gjejgan, Blerim Qafë Mali janë të izoluara. Megjithatë po punohet për hapjen e rrugëve te trageteve Fierzë-Koman. Edhe në Tropojë situata është përmirësuar ndjeshëm. Temperaturat janë ngritur dhe janë hapur rrugët për qarkullim. Në Kukës situata duket se po shkon drejt përmirësimit edhe pse ka ende komuna të bllokuara si Shishtavec, Grykëçaj, Kalis, Arren. Akset rrugore që lidhin Kukësin me qytetet e tjera janë në gjithë të hapur, përvec aksit Kukës-Peshkopi. Ndërkohë në Tropojë vijojnë të jenë të bllokuara komunat e Lekbibaj dhe Bujan. Në Korcë, raportohet se janë të bllokuara dy fshatra në Voskopojë, ndërsa kanë probleme me energjinë Lekasi, Çlirim, Dardhas, Novosel, Proger.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Moti i keq, komuna dhe akse të bllokuara Shumë zona të vendit si dhe shumë komuna të thella...
  2. Moti i keq “paralizon” Kapshticën, komuna dhe fshatra të vendit Tiranë- Moti i keq me temperatura nën zero gradë që...
  3. Moti i keq izolon sërish rrugë dhe komuna në vend Temperaturat e ulëta kanë risjellë reshjet e dëborës në disa...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›