E Diel, 1 Nëntor 2026

Irani con anije në Mesdhe, Izraeli monitoron

IRAN- Marina e Iranit ka bërë të ditur se anijet e saj kanë hyrë në Mesdhe, pasi kanë kaluar Kanalin e Suezit.

Lajmi është konfirmuar nga Komandanti i forcave detare, admiral Sajari, i cili tha se luftanijet kanë kaluar nëpër Suez “për të dytën herë që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979”.

Por ai nuk ka saktësuar se sa anije kanë kaluar kanalin, ndërsa deklaroi se flota është ankoruar në portin saudit të Jedahit. Ndërkaq, Ministria e Jashtme izraelite ka thënë se lëvizja e anijeve do të monitorohet nga afër për të siguruar se ato nuk do t’i qasen bregdetit të saj. Prania e parë e Iranit në Mesdhe është raportuar në shkurt të vitit 2011.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›