Nis punimet Kuvendi I LDK-se

Ne kete kuvend i cili mbahet pas kater vjetesh marrin pjese 355 delegate te dale nga zgjedhjet e brendshme ne LDK. Ata do te zgjedhin te gjitha strukturat e partise perfshi edhe kryetarin saj.
Kryetari i ri ka mandat per ta udhehequr LDK-ne ne kater vitet e ardhshme. Per dallim nga me heret kur kryesisht kandidaturat per te parin e partise kane qene te njohura kete here LDK nuk i ka zyrtarizuar paraprakisht ato.
Por jane ish-presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryetari i Prishtines Isa mustafa per te cilet deget e LDK-se kane paralajmeruar se do ti propozojne per kryetare ne Kuvend. Vendimi i gjykates kushtetuese se Fatmir Sejdiu ka shkelur kushtetuten duke i mbajtur dy poste ne te njejten kohe ka bere qe te shtohet presioni publik ndaj zotit Sejdiu qe te terhiqet nga gara per ti hapur keshtu rruge bashkepunetorit te tij Isa Mustafa.
Nderkaq edhe pas nje faze intensive bisedimesh zyrtaret e LDK-se nuk kane folur per kandidaturat ne Kuvend. Ajo qe dihet deri me tani eshte se disa dege te LDK-se preferojne ta propozojne per kryetar te LDK-se Fatmir Sejdiun e disa Isa Mustafen.
Nese ne gare jane me shume se nje kandidat atehere votimi zhvillohet ne menyre te fshehte. Sidoqofte jane sondazhet lokale ato te cilat kane percaktuar fatin e kesaj partie ne te ardhmen.
Elektorati sipas sondazheve preferon Isa Mustafen kryetar te LDK-se. Me zotin Mustafa ne krye te LDK ndashse perqindja e votave ne zgjedhjet e pergjithshme do te ishte shume me e larte se sa me ish presidentin Fatmir Sejdiun.