Zgjedhjet test per Papandreun

Gjithashtu zgjedhin 713 keshilltare qarku dhe 9257 keshilltare bashkie.
Si nje referendum per qeverine e tij i ka konsideruar keto zgjedhje kryeministri Papandreu qe ka kerkuar vote besimi per vazhdimesine e reformave antikrize. Ne rast te kundert ai ka paralajmeruar hapur per zgjedhje te parakohshme parlamentare.
Sot eshte dita e vendimeve te rendesishme. Bejme nje vizion realitet me ndarjen e re administrative Kalikrati sjellim pushtetin qendror me prane qytetarit. Marrim vendime per stabilitetin e ecurise se vendit te cilen e kemi te nevojshme per te bere ndryshimet e veshtira por te duhura ka thene ai pas votimit.
Ndersa opozita u ka bere thirrje votuesve qe me voten e tyre te cojne nje mesazh kunder reformave ekonomike te qeverise te nenshkruara ne Memorandumin e BE dhe FMN.
Kryetari i konservatoreve Andonis Samaras tha se greket do te zgjedhin me te miret duke cuar nje mesazh te fuqishem ndaj qeverise nje mesazh per te ndryshuar rrugen qe ajo ka zgjedhur.
Vete greket jane skeptike. Jane te pakenaqur nga masat e ashpra ekonomike por ende nuk besojne tek opozita konservatore te cilen fajesojne per gjenjen ne te cilen ndodhet vendi.
Per here te pare ne keto zgjedhje votojne vetem per kandidatet e bashkive edhe emigrantet shqiptare te cilet jane te pajisur me leje afatgjate qendrimi dhe kane mundur te regjistrohen ne listat e votimit ne afatin e duhur.
Rezultatet e para zyrtare nga numerimi i 10 te votave ne rang vendi do te publikohen rreth ores dhjete te mbremjes tre ore pas mbylljes se kutive.