E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis regjistrimi i femijeve shqiptare qe jetojne jashte shtetit

Ne te ardhme do te hapen konsullata te reja ne Greqi

Shume shpejt ne Shqiperi do te kete nje shifer te sakte te femijeve shqiptare te lindur e qe jetojne jashte vendit. Nje gje e tille lind si detyrim per qeverine pas nenshkrimit te nje memorandumi te posacem mirekuptimi mes Ministrise se Puneve te Jashtme dhe qendres Sherbimi Ligjor Falas TLAS. Memorandumi u nenshkrua nga zevendesministri i Puneve te Jashtme Selim Belortaja dhe drejtoresha Ekzekutive e TLAS Rajmonda Bozo ne prani te Kryeministrit dhe ministrit te Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto dhe zv.ministres se Puneve te Brendshme Iva Zajmi. Me ne fund do ti jepet zgjidhje edhe nje problemi qe ka ekzistuar nder vite per regjistrimin e femijeve qe kane lindur jashte shtetit dhe qe jetojne aty. Ky eshte nje nder projektet me te rendesishme qe ka arritur shteti shqiptar per te mesuar numrin e sakte te te gjithe shqiptareve. Ky projekt vjen fill pas regjistrimit te popullsise te kryer ne vendin tone dhe sic duket do ti bashkengjitet dhe regjistrimi i femijeve shqiptare qe kane lindur jashte shtetit.

Cfare parashikon memorandumi

Memorandumi parashikon qe MPJ nepermjet konsullatave te saj jashte vendit ben te mundur marrjen e dokumentacionit perkates prane institucioneve te huaja dhe ne rast se konstaton se shtetasi nuk ka mundesi praktike te vijoje regjistrimin e femijes se tij TLAS ofron sherbimet e tij per fillimin e procedures se regjistrimit prane zyrave te gjendjes civile ne Shqiperi. Sherbimet e ofruara nga TLAS do te jene pa shperblim.

Ky memorandum eshte nje mundesi e shtuar per shtetasit tane jashte shtetit per te realizuar ne kohe dhe me cilesi te gjitha procedurat e nevojshme per regjistrimin e femijeve te tyre duke i mbeshtetur dhe perkrahur per te mos shkeputur lidhjet me vendin.

Ministria e Puneve te Jashtme shpreh angazhimin e saj per nenshkrimin e memorandumeve te ngjashme me organizatat jofitimprurese te cilat me ane te sherbimeve te tyre dhe ne respektim te legjislacionit ne fuqi mund te asistojne dhe ofrojne sherbimet e tyre ne ndihme te shtetasve shqiptare me banim jashte vendit.

Takimi

Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto tha se ky eshte nje hap tjeter konkret i rendesishem per sa u takon sherbimeve qe Ministria e Puneve te Jashtme ofron nepermjet rrjetit te sherbimit te saj konsullor per qytetaret shqiptare dhe vecanerisht per nje kategori te caktuar per ata qe i kane lindur femijet e tyre jashte shtetit dhe kane kete problematike e cila ka te beje me dokumentet e tyre te lindjes. Sigurisht qe perpjekjet tona per te rritur cilesine e sherbimeve ndaj qytetareve shqiptare qe jetojne jashte vendit do te vazhdoje. Krahas kesaj marreveshjeje te sotme do vazhdojme te ofrojme sherbime cilesore ti permiresojme ato cdo dite te ulim koston e tyre te ofrojme sherbime te reja sic ishte se fundi sherbimi i dhenies se pasaportave biometrike nepermjet disa konsullatave tona. Ne te ardhmen do te vazhdojme te afrohemi prane komuniteteve shqiptare ku ka perqendrim me te madh e kam fjalen per hapjen e konsullatave te reja. Vecanerisht ne Greqi jemi duke shqyrtuar ne menyre konkrete mundesine e hapjes se nje Konsullate ne Krete por dhe ne vende te tjera ku ka perqendrim te madh shqiptaresh - tha ministri Haxhinasto.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›