E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis rehabilitimi i rrjetit të shpërndarjes së ujit të pijshëm në Gjirokastër

Ndërmarrja e Ujësjellësit në Gjirokastër ka nisur rehabilitimin e disa pjesëve të amortizuara të rrjetit të shpërndarjes së ujit të pijshëm, në pjesën e poshtme të qytetit dhe në disa zona të tjera periferike, duke synuar përmirësimin e situatës së furnizimit me ujë në prag të stinës së verës. Dashnor Qeli, drejtori i ndërmarrjes së ujësjellësit, tha se “falë politikave të vetëfinancimit të kësaj ndërmarrjeje, specialistët e këtij institucioni kanë filluar punën për rehabilitimin e  tubacioneve të amortizuara, gjë që do të mundësojë një shërbim më cilësor për konsumatorët”. Ndërkohë, z. Qeli, kërkoi edhe një herë  nga konsumatorët që të tregohen korrektë me shlyerjen e faturave të ujit të pijshëm, pasi vetëm kështu mund të garantohen të ardhurat financiare për rikonstruksionin e pjesëve të amortizuara të rrjetit shpërndarës. Në fillim të vitit 2007, ndërrmarrja e Ujësjellësit të Gjirokastrës kaloi në varësi të bashkisë. Aktualisht qyteti i Gjirokastrës furnizohet me ujë nga ujësjellësi i ndërtuar në vitit 1940 dhe përgjatë kësaj periudhe ai i është nënshtruar rikonstruksionit herë pas here. Gjatë vitit 2008 punonjësit e kësaj ndërmarrje riparuan gjithsej 750 difekte me një mesatare ditore prej tre difektesh në ditë. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›