E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis restaurimi i fasadës së Muzeut Kombëtar

Ka filluar faza e pare e restaurimit te fasades se Muzeut Historik Kombetar. Mozaiku i cili eshte me i madhi ne Ballkan, eshte realizuar ne vitin 1981 me nje siperfaqe prej 440m katror.

"Sapo ka filluar faza e pare e restaurimit te muzeut kombetar, eshte nje mozaik, me i madhi ne Ballkan do te thoja, i cili per nga rendesia dhe veshtiresia e restaurimit eshte nje nga projektet me te veshtira qe ka ndermarre drejtoria jone, bashke me specialistet e saj, dhe tani ne po ngrejme skelerine per te pare si eshte gjendja nen armature e atyre teserave qe tani kane filluar te shkeputen nga mozaiku", thote Arber Kadia, drejtor i DRKK-se.

Pas te dhenave qe do te merren nga faza e pare e cila do te zgjase nga 1 deri ne 3 muaj do te filloje edhe faza e dyte per te pasur nje produkt perfundimtar rreth muajit nentor. Dy vjet me pare kur u hodh ideja per heqjen e mozaikut, per arsye te ngarkeses ideologjike qe ai mbarte, u shkaktuan jo pak debate.

Vilma Masha < I mëparshmi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›