Nis rikonstruksioni i Rrugës Plepa-Kavajë-Rrogozhinë, në prill me 4 korsi

>Shpronësimet për banorët, deri tani 4 milionë euro
Kanë marrë fund të gjitha idetë dhe variantet për ndërtimin e segmentit rrugor nga Plepat deri në Rrogozhinë, arterie që do të krijojë frymëmarrje të plotë për fluksin e automjeteve nga Jugu i vendit në kryeqytet. Me fillimin e javës ka nisur edhe puna për zgjerimin e rrugës, e cila do të ndërtohet e ndarë në tre lote. Zgjerimin e by pass-it Plepa- Kavajë- Rrogozhinë tërësisht do të mbulohet me fonde nga buxheti i shtetit dhe do të mbarojë në një kohë të shkurtër, madje në prag të fillimit të sezonit turistik. Janë tre firma zbatuese të punimeve, që me anë të tre loteve do të kryejnë brenda 6 muajsh zgjerimin e rrugës ekzistuese duke e sjellë atë në parametrat e superstradës Tiranë-Durrës. Gjatësia e këtij aksi është rreth 6.5 km, ndërkohë që fondi shkon në rreth 460 milion lekë të reja. Nga Plepat deri tek kufiri ndarës i Durrësit me Kavajën, në vendin e quajtur Përroi i Agait projekti do të zbatohet nga firma "Salillari". Më tej rruga është marrë përsipër nga firma zbatuese "Albavia" dhe në lotin e tretë kemi kooperim të "Kirchberger Albania", "Albshpresa" dhe "Mela shpk". Afati për përfundimin e punimeve është 30 qershori i këtij viti, me qëllim që rruga e zgjeruar të jetë gati para se në Durrës e Golem të vijnë turistët e parë. Aksi i përfunduar deri në këtë datë do të jetë nga Plepat deri tek Mali i Robit, praktikisht pjesa që vuan çdo verë trafikun e rënduar ët mjeteve të shumta. Rruga ka nisur të zgjerohet në anë të djathtë të këtij segmenti. Kanë qenë dy ide, njëra kërkonte zgjerimin e rrugës në anë të hekurudhës, kurse tjera zgjerimin në të djathtë. Ndërtimi i shumë hoteleve, restoranteve, pallateve dhe objekteve të tjera për qëllime turistike ka shtyrë specialistët të mendojnë zgjerimin në anën tjetër për të shmangur koston e lartë të shpronësimeve, e cila do të kërkonte miliona euro. Kjo rrugë me përfundimin e saj do të ketë katër korsi nga dy që ka sot. Segmenti në fjalë është ndër më të ngarkuarit për shkak se është arterie kryesore që lidh Tiranën dhe Durrësin me qytetit e Shqipërisë së Mesme dhe ato të Jugut.
Rruga dhe shpronësimet
Rruga nacionale Plepa-Rrogozhinë do të jetë dy herë më e gjerë. Ajo do të marrë në anë të shinave të trenit 12 metër si dhe sipërfaqen për ndërtimin e kanaleve, mureve mbrojtës, turbinave dhe skarpatave. Ministria e Transporteve ka vendosur të ndajë në 3 lote këtë segment rrugor për të përfituar në kohë. Subjektet kanë nënshkruar tashmë kontratën dhe ata do të duhet të kenë përfunduar zbatimin e projektit deri me 30 qershor 2009. Njoftimi për tenderit është shpallur dhe në 12 dhjetor 2009 në të cilin kanë marrë pjesë 7 subjekte ndërtuese për t'u lënë të drejtën 3 firmave, njëra prej të cilave me bashkëmarrëveshje. Loti i parë kap aksin 1.3 km nga Plepat në drejtim të Kavajës dhe është më problematiku në lidhje me investimin në këtë rrugë. Segmenti rrugor është fare pranë shinave të trenit dhe një gjë e tillë e vështirëson edhe më tej problemin pasi gjerësia do të duhet të shtrihet diku në të majtë dhe diku në të djathtë. Zgjerimi në anën e djathtë ka bërë që deri tani të vlerësohet një shumë prej 4 milion euro për shpronësimet dhe zhdëmtimin që do të lindin si pasojë e shembjes së ndërtesave që janë buzë rrugës nacionale Plepa-Rrogozhinë. Aksi rrugor nga Plepat deri në Rrogozhinë është rreth 35 km. Tenderimi i të tre loteve fillimisht është dukur disi i vështirë për shkak të fondit që kërkonte por më pas është vendosur që rruga të nisë e përfundojë pa ndërprerje. Burime nga ministria e Transporteve kanë bërë të ditur se muajin e ardhshëm pritet që të tenderohet edhe pjesa e mbetur e rrugës, nga Mali i Robit deri në Rrogozhinë, me qëllim që e gjithë kjo rrugë të ketë pamjen e superstradës me katër korsi gjithsej.