Finiqi antik, mes kërkesës për zhvillim dhe rritjes së vlerave
>Finiqi Antik mbart kulturën arkeologjike të Epirit Antik, Epirit mesjetar dhe një pasuri të rrallë materiale të shkollës së artit të rajonit të Epirit. Kryqendra e shtetit të Pirros dhe kryqendra e Kaonisë po përgatitet tashmë tu tregojë turistëve vendas dhe të huaj se historia ka ecur në mënyrë linere pa ndërprerje duke ruajtur nën tokë dhe në formën e gërmadhave antike vlera që duhen publikuar e njohur.
E pafalshme është lënia pas dore e kësaj pasurie, me vlera nga më të rrallat të pasurisë botërore, të cilat janë lënë në harresë për neglizhencë. Foinike duhet të zërë vendin që i takon në vlerat e trashëgimisë historike kulturore e turistike të vendit tonë. Më shumë investime do të thotë, më shumë vizitorë, e njëkohësisht më shumë vlera dhe të ardhura...
Investimet në Finiq
Në Komunë e Finiqit, sot vihet re një bum ndërtimesh si rezultat i iniciativës private të vetë banorëve për të investuar në drejtim të përmirësimit të kushteve të jetesës në fshatrat e krahinës së Vurgut. Të gjithë fshatrat në administrim të njësisë së pushtetit vendor të Komunës së Finiqi, pothuajse kanë ndryshuar tërësisht pamje. Shtëpitë e dikurshme përdhese, ose janë prishur ose i janë nënshtruar rikonstruksionit për tu shndërruar në vila të bukura të kompozuara në këmbët e kodrës së Dafinës dhe të kufizuara nga Nekropoli antik, që korrespondon me varrezat antike të qytetit të lashtë të Foinikes. Me këtë merak, Ziso Lluci, kryetari i komunës dhe gjithë stafi manaxherial i administratës kanë bërë strategjinë e zhvillimit perspektiv të fshatit dhe në tërësi të komunës. Pikësynimi kryesor i investimeve, donacioneve dhe fondeve të grumbulluara kanë qenë përdorimi i vlerave monetare në përgatitjen e infrastrukturës në drejtim të turizmit historik, kulturor dhe atë të peizazheve rurale, të cilat ekzistojnë në potencë si resurs i trashëguar dhe i ruajtur me korrektësi. Në bisedë me Ziso Llucin, mëson se në komunën e Finiqit në çdo fshat e rrugë të fshatrave në përbërje të komunës për çdo ditë punon makina e pastrimit dhe heqjes së plehrave, veprim që e takon rrallë në rrethet Sarandë e Delvinë. Asfalti ka lidhur me njëri-tjetrin dhe të gjithë fshatrat me qendrën e komunës qysh në fund të vitit 2008, ndërsa tani me një fond të akorduar nga qeveria shqiptare ka filluar hapja dhe më pas asfaltimi i rrugës turistike qendër e fshatit- Akropol i Foinikes së vjetër, e cila parashikon që të shtojë ndjeshëm numrin e vizitorëve drejt qendrës së dikurshme të Epirit, vendit ku Pirro, mbret i Epirotëve kishte kryeqendrën administrative të shtet të vet, për tu bërë një qendër e rëndësishme e vizitueshme në Jug të vendit, krahas Butrintit të njohur. Në fillimet e tij zbatuese është edhe projekti për tu ndërtuar muzeu arkeologjik me materialet e dala nga gërmimet arkeologjike gjatë afro 70 vjet gërmimesh, të cilat ndodhen në Muzeun Arkeologjik të Butrintit dhe atë të Tiranës.