E Hënë, 2 Nëntor 2026

Nis rinumërimi i votave preferenciale në 42 kuti në Dibrës, pjesë e shqyrtimit të ankesave të paraqitura nga koalicioni PD-ASHM

Në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve ka nisur rinumërimi i votave preferenciale mes kandidatëve të koalicionit opozitar PD-ASHM për qarkun e Dibrës. Vendimi u mor nga dy anëtarët e KAS, Ledio Braho dhe Elvin Cefa, pas kërkesës së kandidatit Xhemal Gjunkshi, ndërsa në nisje të mbledhjes së Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve, një tjetër anëtarë, Elvin Lako sqaroi se bëhet fjalë për 42 kuti votimi të cilat do të rinumërohen.

Kandidati i koalicionit PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, Xhemal Gjunkshi, nëpërmjet një kërkese drejtuar institucionit përgjegjës, pretendon për parregullsi në procesin e numërimit të votave në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Gjunkshi, i cili ishte në listë të hapur, nuk fitoi mandat në zgjedhjet e 11 majit.

Gazetare: Melisa Shameti

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›