Nis seanca për Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së
PRISHTINë- Këshilli i Sigurimit i OKB-së, filloi sonte rreth orës 21.00 seancën për Kosovën. Në këtë seancë do të paraqitet dhe debatohet raporti tremujor për zhvillimet në Kosovë i Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki Moon. Seanca u hap nga shefi i UNMIK-ut Robert Zanier dhe transmetohet drejtpërdrejtë nga televizionet kombëtare të Kosovës.
Kosova po përfaqësohet në këtë seancë nga ministri i Jashtëm, Skender Hyseni, i cili pak më parë u ul në tyezën e Këshillit të Sigurimit dhe në fjalën e tij do të prezantojë zhvillimet dhe arritjet e Kosovës. Ndërsa Serbia përfaqësohet nga kreu i diplomacisë së saj Vuk Jeremic.
Gjatë qëndrimit në Nju Jork ministri Hyseni do të ketë edhe një varg takimesh me përfaqësues të përhershëm të vendeve të ndryshme në OKB-së, kryesisht të vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën, me qëllim lobimi për njohje të reja të pavarësisë së njohur deri tani nga 68 shtete.
(m.a/BalkanWeb)