E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samiti i Sarajevës, Moratinos: Me rëndësi për integrimin Ballkanit

SARAJEVE- Ministri i Jashtëm spanjoll Moratinos deklaron se pret që konferenca Bashkimi Europian-Ballkani perëndimor e caktuar për në datën 2 qershor në Sarajevë, të jetë ftesë për integrimin e shteteve të Ballkanit perëndimor në BE.
“Mund tju konfirmoj se konferenca në Sarajevë është e përgatitur mirë” deklaroi Moratinos.
Sipas tij dëshira e organizatorëve është që në konferencë të jenë prezent të gjithë, dhe jo vetëm vendet europiane por dhe Rusia, SHBA dhe Turqia me qëllim që të bashku të sigurojnë stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit.
Moratinos konsideron se kjo konferencë do të jetë kontributi më i madh i presidencës spanjolle drejt Ballkanit perëndimor me qëllim që të gjitha shtetet të ecin përpara.
Shefi i delegacionit të PE për Bosnjë Hercegovinën, Serbinë, Malin e Zi dhe Shqipërinë, Eduard Kukan gjithashtu jep shpresa të mëdha për takimin në Sarajevë.
Ndërkohë në Sarajevë kanë filluar përgatitjet për konferencën e cila do të mbahet në ndërtesën e parlamentit të Bosnjë Hercegovinës.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›