Pukë, devijimi i rrjedhës së lumit izolon komunën
PUKE- Prej më shumë se 2 ditësh banorët e komunës së Qelzës janë të izoluar si pasojë e fryrjes së lumit Prift , për shkak të rreshjeve të dendura të ditëve të fundit.
Automjetet e kanë të pamundur të kalojnë ndërkohë që në këtë zonë mungon një tjetër rrugë për të lidhur komunën me qytetin e Pukës.
Sipas banorëve të zonës lumi ka devijuar rrjedhë për shkak të prurjeve të mëdha duke përmbytur plotësisht rrugën.
Banorët thonë se kjo situatë vazhdon prej vitesh. Rreshjet shtojnë prurjet dhe lumi përmbyt rrugën duke izoluar fshatrat.
Ndërkohë edhe në kohë të mirë, gjendja aksit në fshatin Dedaj të Pukës, nuk është aspak e mirë, cka bën të vështirë qarkullimin e automjeteve.
(e.n/News24/BalkanWeb)