E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria i drejtohet sërish Gjykatës: Ndrea Prendi të shkojë në burg

Tiranë- Prokuroria pretendon se ish-kreu i Gardës, Ndrea Prendin duhet të shkojë në burg, dhe për këtë arsye ka ripërsëritur kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest shtëpie në arrest me burg.

Mësohet se Prokuroria i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Tiranës për ndryshimin e masës së sigurisë për Prendin, i cili akuzohet për vrasjen e protestuesit Faik Myrtaj në protestën e 21 janarit të vitit të shkuar.

Sipas burimeve nga Prokuroria për të akuzuarit e tjerë, shoferin margarit Kume, dhe shefin e IT-së në Kryeminsitri Armando Kasajn, nuk është kërkuar ndryshim i masës së sigurisë.

Këta të fundit u akuzuan nga Prokuoria si bashkëpunëtor në fshehjen e ngjarjeve të 21 janarit, dhe për pengim të hetimit.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Prokuroria: Ish kreu i gardës të mbahet në burg Tiranë- Prokuroria nuk ka hequr dorë nga kërkesa e saj...
  2. Hetimi i “21 janarit, Ina Rama: Protestuesi Faik Myrtaj u vra nga kreu i Gardës, Ndrea Prendi Tiranë- Ndrea Prendi, ish-kreu i Gardës së Republikës është autori...
  3. Vrasja e 86 vjeçares, “arrest me burg” për tre të rinjtë Korçë- Tre të rinjtë të cilën akuzohen për vrasjen e...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›