E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis shpëndarja e formularit A2

Burime të Agjencisë Kombëtare të Pranimeve në Institucionet e Arsimit të Lartë (APRIAL) bëjnë të ditur se tashmë është mundësuar shpërndarja e formularëve A-2 në të gjitha drejtoritë arsimore. Për plotësimin e tyre maturantët duhet të tregojnë kujdes që të mos nxitohen, pasi do të kenë plot dy javë afat deri në dorëzimin e tyre përfundimtar (përkatësisht më datën 15 korrik).

Pavarësisht se testimet e lëndëve me zgjedhje do të zhvillohen me 10 korrik, plotësimi nuk do të cënojë maturantët në përzgjedhjen e degëve universitare për vazhdimin e studimeve. Sipas APRIAL në total formulari A-2 do të përmbajë rreth 215 degë universitare, të cilat janë shpërndarë sipas llojit dhe vendndodhjes konkrete të universitetit. Me anën e formularit A-2 merren të dhënat për notën mesatare të shkollës së mesme të maturantit dhe 10 preferencat e tij për programet e studimit në institucionet e arsimit të lartë.  Edhe këtë vit maturantët do të zgjedhin 10 programet e studimit, të renditura sipas preferencave.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›