E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis shqyrtimi i botimeve të literaturës shkollore, spranohen botimet me mesazh diskriminues

Ministria e Arsimit për krijimin dhe funksionimin e bordit të rekomandimit të literaturës shkencore dhe didaktike për bibliotekat e shkollave në arsimin parauniversitar, në një njoftim për shtyp bën të ditur se bordi i rekomandimit të literaturës shkencore dhe didaktike

për bibliotekat e shkollave do të marri në shqyrtim botimet me vlera të karakterit formues dhe edukues në fushën e lëndëve shkencore si dhe botimet didaktike për të gjitha lëndët e programit mësimor. Bordi i rekomandimit të literaturës artistike dhe lëndëve shoqërore për bibliotekat e shkollave, do të marrë në shqyrtim literaturën artistike me vlera të spikatura letrare si dhe botimet me vlerë studimore në fushën e lëndëve shoqërore të programit mësimor. Kriteret që duhet të respektojnë shtëpitë dhe entet botuese për përzgjedhjen e librave që do ti paraqesin për shqyrtim në dy bordet e mësipërme. Bordet do të shqyrtojnë botime të ofruara vetëm nga shtëpi dhe ente botuese.Literatura e ofruar për nxënësit të jetë e përshtatshme me grup moshën që i referohet si dhe programin mësimore të klasave 1-12. Literatura për mësuesit të jetë në përputhje me prioritet kombëtare për zhvillimin profesional të mësuesve dhe drejtuesve të shkollave.Botimet që do të paraqiten në Bord duhet të shoqërohen me. Shkresë zyrtare ku të jepen titujt e paraqitur si dhe arsyetimin në bazën të çilit shtëpitë dhe entet botuese kanë bërë përzgjedhjen, firmosur nga përfaqësuesi ligjor. 2 reçença për çdo botim, hartuar nga autoritete të njohur të fushës së botimit përkatës, ku të evidentohen vlerat si dhe përshtatshmëria e veprës me kërkesat e programit mësimor dhe përdoruesve (nxënës , mësues) të çilëve u adresohet. Certifikatën e lëshuar nga Zyra për mbrojtjen e të drejtës së Autorit. Kontratën e shtëpisë botuese apo entit botues me autorin apo titullarin e të drejtave mbi veprën origjinale, të konfirmuar nga Zyra Shqiptare për të Drejtat e Autori (ZSHDA). 3 (tri) kopje për çdo libër. Për botimet e përkthyera, bordet do të preferojnë përkthimin nga gjuha origjinale. Bordet përjashtojnë nga shqyrtimi çdo botim i çili ka në përmbajtjen e vet aspekte të çdo lloj diskriminimi të ndaluar me ligj në Republikën e Shqipërisë. Listat e literaturës së përzgjedhur nga Bordet do të publikohet në faqen zyrtare të internetit të MASH si dhe në organin e saj zyrtar të shtypit. Jashtë kësaj liste nuk mund të zgjidhet as edhe një titull për bibliotekat shkollore. Ftojmë Shtëpitë dhe Entet Botuese të paraqesin në MASH, brenda datës 10.06.2010, botimet e tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›