E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bursat evropiane mbyllen me rritje

Aksionet evropiane u rritën në hapje të tregtisë të enjten, duke ndjekur fitimet e shënuara në Japoni, pasi Kina e mohoi një raportim të gazetës Financial Times se ky vend po rishikonte tërë titujt e borxheve sovrane të eurozonës që ka në zotërim. Deklarata bëri që

është stoqet aziatike dhe parablerjet e stoqeve amerikane të fitojnë pikë. Indeksi pan-Europian FTSEuorfirst 300, i aksioneve kryesore u rrit 0,8 për qind në kuotën 979,79 pikë, pasi kishte fituar 2,4 për qind sesionin e kaluar. Sidoqoftë, ai mbetet 12 për qind më poshtë majës që preku në mesin e muajit prill, i rrëzuar prej shqetësimeve që ka krijuar kriza e borxheve sovrane në eurozonë. Bankat ishin mes atyre që fituan më tepër pikë dhe që e shtynë lart indeksin panevropian. BNP Paribas, Barclays, Credit Agricole dhe Lloyds fituan nga 1,8 në 2,9 për qind. Indeksi bankar Stoxx Europe 600 u rrit 1 për qind në nivelin 240,07 pikë në Londër. Ky tregues ka rënë 7,6 për qind deri tani këtë muaj, prej shqetësimeve se vendet e eurozonës do të hasin vështirësi në shkurtimin e deficiteve të tyre buxhetore, pa dëmtuar rritjen ekonomike.

Wall Sreet regjistron rënien e radhës
Wall Street inskenoi një tjetër përmbysje të orëve të fundit të mërkurën, duke e mbyllur ditën me rënie, pas investitorët u sulën të tërheqin fitimet e siguruara, prej lajmeve se Kina po rishikonte titujt e borxheve evropiane që zotëronte. Indeksi Dow Jones u mbyll poshtë nivelit të 10.000 pikëve, për herë të parë që prej 8 shkurtit. Kthesa e fundit tregoi se humori i investitorëve mbetet i brishtë dhe se ata janë të prirur të shesin në këtë treg të luhatshëm e të mbizotëruar nga thashethemet. Indeksi S&P 500 ka rënë më shumë se 10 për qind nga maja e lartë në mbyllje e 23 prillit, duke e futur këtë tregues në territor korrigjimi. Holdingët që zotërojnë sasi të mëdha likuiditeti, përfshi Microsoft dhe McDonalds, e shtynë Dow Jones-in poshtë, pasi gjigandi i softuereve ra 4,1 për qind, ndërsa operatori i zinxhirit të fastfudeve humbi 2,7 për qind. Në të njëjtën kohë, Apple e cila ra 0,5 për qind, ia doli tia kalojë Microsoft-it, duke u bërë kompania e dytë më e madhe pas Exxon Mobil. Indeksi mesatar industrial Dow Jones ra 0,69 për qind, indeksi S&P 500 ra 0,57 për qind, ndërsa indeksi i përbërë Nasdaq ra 0,68 për qind.

Nafta, mbi 72 dollarë për fuçi
Çmimet e naftës kapërcyen 72 dollarët të enjten, niveli më i lartë në më tepër se një javë, ndërkohë që tregjet aziatike u rritën, duke e shtuar ndjenjën pozitive që krijuan të dhënat për një rritje të kërkesës në SHBA. Nafta bruto amerikane për korrikun u rrit 74 centë në 72,25 dollarë për fuçi, çmimi më i lartë ndërditor që prej 18 majit. Nafta Brent e Londrës u rrit 52 centë në 72,26 dollarë për fuçi. Kërkesa për naftë në SHBA u rrit pothuaj 7 për qind në 4 javët e fundit, tregoi raporti i Administratës amerikane të Informacionit për Energjinë EIA, i publikuar të mërkurën, i shtyrë nga një rritje e kërkesës për distilate, çka përfshin naftën dizel dhe naftën për ngrohje. Të mërkurën çmimet e naftës shënuan fitimin më të madh në pothuaj 8 muaj, duke u rritur 4 për qind, pasi EIA deklaroi se furnizimet amerikane me produkte nafte kishin rënë javën e kaluar. Depozitat e naftës bruto në Kushing të Oklahomës, në SHBA, pika e vendosjes së çmimit për bruton amerikane, ranë 300 mijë fuçi javën e kaluar, tregoi raporti i EIA-së.

Last Updated on E Enjte, 27 Maj 2010 20:28

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›