E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis sot Anifest Rozafa 2010

Shkoder Festivali i filmit te animuar do te zgjase deri me 9 tetor

Nis sot ne Shkoder festivali nderkombetar i filmit te animuar per femije Anifest Rozafa 2010. Festivali i cili do te zgjase deri me 9 tetor do te prese dhjetera artiste shqiptare dhe te huaj te rritur dhe femije. Organizatoret bejne te ditur se gjate diteve te festivalit jane programuar 50 filma per femije nje pjese e mire prej tyre edhe fitues te cmimeve nderkombetare ne festivale te ndryshme ne mbare boten. Ne Anifest Rozafa ata do te konkurrojne per te percaktuar filmin me te mire te festivalit.

Nderkaq 6 shkolla te filmit te animuar te moshes 10 deri 18 vjec me specifika te vecanta artistike do te konkurrojne me filmat e animuar te realizuar nga femijet per femijet ku do te vleresohen shkollat me te mira. Dy shkolla akademi te filmit te Cekise dhe Gjermanise do te jene te pranishme gjate diteve te festivalit. I pranishem do te jete edhe filmi i animuar shqiptar. Jane perzgjedhur per kete festival 20 filmat me te mire te ketyre 35 viteve te fundit qe do te jene ne konkurrim per filmin me te mire nder vite. Ndersa 60 filma te tjere te animuar shqiptare te perzgjedhur nga 210 filma do te shfaqen ne programin e retrospektives. Jashte konkurrimit do te shfaqen 10 filma te animuar te cilet do te shfaqen ne programin special. Filmat me te mire te Anifest Rozafa do te shfaqen me pas edhe ne Tirane. Juria e festivalit perbehet nga pese anetare specialiste ne fushen e filmit te animuar tre te huaj dhe dy shqiptare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›