E Diel, 1 Nëntor 2026

100 milionë lekë gjobë, në rast se kapesh pa licencë

03/06/2010 Ekspertët kontabël

Në rast se nuk je licencuar për të kryer profesionin e ekspertit kontabël, por vazhdon ta kryesh atë në kundërshtim me ligjin, atëherë dënohesh në 100 milionë lekë të vjetra gjobë. Këshilli i Ministrave ka miratuar dje disa ndryshime në ligjin “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të ekspertit kontabël

të regjistruar dhe kontabilistit të miratuar”. Në këtë projektligj thuhet se “ushtrimi i profesionit të ekspertit kontabël apo përdorimi i emërtimeve si shoqëri audituese, pa qenë i regjistruar më parë në regjistrin publik të ekspertëve kontabël, si dhe përdorimi i çfarëdo titulli që synon të krijojë ngjashmëri ose konfuzion me këta tituj profesionalë apo emërtime, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë nga 5 000 000 deri në 10 000 000 lekë. Vendimi për vendosjen e gjobës merret nga bordi i mbikëqyrjes publike”. Por nuk mbaron me kaq. Sipas ligjit, miratimi i këtij vendimi nuk ndalon dhe kallëzimin në prokurori për shkelësit e ligjit “Vendosja e dënimit administrativ, sipas këtij ligji, nuk ndalon paraqitjen e kallëzimit penal në prokurori”, thuhet në projektligj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›