E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis sot regjistrimi i popullsise dhe banesave

Sot nis procesi i regjistrimit të popullsisë dhe banesave në vendin tonë.  Janë afro 15 mijë punonjës të Institutit të Statistikave që do të punojnë për mbledhjen e të dhënave për procesin e regjistrimit të popullsisë dhe banesave, proces që njihet me emrin census .

Projekti "Census 2011", do të shtrihet të në gjitha zonat e vendit dhe do të përfundojë në datën 21 tetor. Drejtues të qeverisë dhe INSTAT e cilësojë këtë projekt si të domosdoshëm. Sipas tyre, qëllimi kryesor i Regjistrimit të Popullsisë dhe Banesave është të japë një panoramë aktuale dhe të saktë të realitetit demografik, ekonomik dhe social në vend. Regjistrimi jep një fotografim të momentit mbi gjendjen sociale dhe nivelin e jetesës së popullsisë në një moment .

Ky projekt kap vlerën e 14 milionë eurove, nga të cilat 8 milion mbulohen nga Komisioni Europian. Në këtë proces do të angazhohen 14.302 punonjës, nga të cilët 129 supervizorë, 2.330 kontrollues dhe 11.843 anketues, të cilët do të shkojnë në cdo banesë të shqiptarëve për mbledhjen e të dhënave në terren.

Të dhënat e para të censusit që nisë sot pritet që të dalin në fund të nëntorit. Procesi i regjistrimit të popullsisë ose censusi ka qenë një proces i kundërshtuar, për faktin se në formularin e regjistrimit, përfshihen feja dhe kombësia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›