Zjarr ne Lushnje digjen 100 rrenje ullinj
Zjarri i fuqishëm që preku dy ditë më parë kodrat në komunën Golem të Lushnjes ka zgjeruar territorin e tij.
Ende sot zjarri është aktiv. 100 rrënje ullinj janë shkrumbuar ndërsa 25 ha me shkurre vazhdojnë të digjen ende. Efektivë të shumtë të policisë ndodhen në vendngjarje por terreni i vështirë nuk mundëson futjen e zjarrfikëses pranë vatrave të zjarrit.
Situata është bërë më e rëndë në momentin që flakët janë drejtuar nga banesat private, mjaft prej të cilave ndodhen në mes të kodrës. Policia e rendit në Lushnje ka shoqëruar 8 persona në ambientet e komisariatit si të dyshuar të zjarrvënies.