Apolonia arriti nje fitore te papritur 1-0 ne fushen e Kamzes
Vetëm dy fitore jashtë fushe ishin arritur në Superligën shqiptare të këtij sezoni pas 3 javëve të para, por kjo statistikë nuk pengoi që të arrihej e treta. Ishte ky gol i Ramës që i dha fitoren Apolonisë në Kamzë, në një nga ndeshjet më të vështira dhe më të rëndësishme për skuadrën fierake të këtij kampionati.
Një 3-pikësh që vlen shumë në luftën për mbijetesë në këtë kampionat të vëshirë ku, llogaritë bëhen më shumë brenda mureve të shtëpisë. Jo vetëm kaq, por Apolonia ka arritur të paktën përkohësisht Bylisin në krye të renditjes me 7 pikë, po aq sa ballshiotët që do të luajnë të hënën në fushën e Teutës.
Ka qenë një ndeshje aspak e lehtë për bardhëjeshilët, përballë një Kamze që ka ardhur gjithashtu nga Kategoria e Parë, por që ka mjaft lojtarë me përvojë në elitë. Jo më kot bëhet fjalë për një skuadër që thuajse mund të quhet kryeqytetase.
Gjithsesi, ekipi i Ernest Gjokës është përpjekur shumë duke krijuar raste shënimi para dhe pas golit të Ramës, ku spikatën më shumë si “shpërdorues” sulmuesit Pema e Ziambo.
Madje, kamzalinjtë shënuan një gol në minutën e parafundit shtesë, por goli u anullua për pozicion jashtë loje.
Për Ramën ky është goli i dytë në dy ndeshje, ndërsa ai siguroi edhe barazimin e vështirë javën e kaluar në Fier ndaj Laçit. Në fund, skuadra fierake pati mundësi të realizonte edhe golin e dytë, por kapiteni Gërxho goditi traun.
Me këtë fitore, Apolonia forcon ndjeshëm pozitat në renditje, ndërsa Kamza e vë veten në një pozicion të vështirë.