Pakti detar me Greqinë, Hazizaj: Të ndërhyjë Parlamenti
Negociatat me Greqinë për kufijtë detarë duhet të jenë përgjegjësi e Kuvendit të Shqipërisë. Ky është propozimi i konstitucionalistit Sokol Hazizaj i cili deklaron se për çëshjet terrotoriale i vetmi intitucion që mund të ngarkohet është Kuvendi i Shqipërisë.
Ndërsa në deklaratat e deritanishme për rinisjen e negociatave e vetmja ministri e lakuar ka qenë ministria e jashtme, Hazizaj thotë se grupi i punës duhet të përcaktohet po nga kuvendi dhe të përfshijë ekspertë nga disa ministri.
Një deklaratë e 14 gushtit e ministrit të jashtëm Edmond Panariti se janë ngritur grupet e punës për negociatat me Greqinë hapi një debat të gjerë i cili u mbyll nga vetë kryediplomati i cili konfirmoi se aktualisht nuk ka bisedime me shtetin Helen dhe se ulja në tryezë do të realizohet kur të jenë gati opsionet teknike.