Zjarret, Olli: Janë kapur 67 autor të dyshuar si zjarrvënës

Ministria e brendshme bën me dije se në të gjithë vendin janë arrestuar gjithsej 67 persona për zjarrëvënie të qëllimshme.
Deklarata është dhënë nga zëdhënësi i këtij dikasteri Leonard Olli, i cili i ka bërë dhë një rezume situatës ku ndodhet Shqipëria sa i përket situatës së zjarreve.
Kështu në terren janë mijëra efektivë të cilët po luftojnë me flakët dhe deri më tani masat e marra kanë mbrojtur pasuritë e shqiptarëve,deklaroi Olli.
Olli i bëri dhe një apel kreut të opozitës Edi Rama që të mos përfitoj kapital politik nga situata,po të japë kontributin e tij në zgjidhjen e saj.
Situata sa i përket zjarreve në të gjithë vendin duket më e qetë, por problematike situata vazhdon të jetë në parkun e Lurës dhe atë të Bozdovecit në Korçë si dhe në pyjet e Pukës.