E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cërvenkovski kundër amnistisë së rasteve të Hagës

Nga Express më 06 gusht 2011 në ora 13:00

Lideri i partisë më të madhe opozitare në Maqedoni, Branko Cërvenkovski, ka kundërshtuar sërish vendimin e Parlamentit të Maqedonisë, i cili më 19 korrik miratoi interpretimin autentik të ligjit për amnisti, me çka mbylli rastet e Hagës, që ngarkonin me akuza ish-pjesëtarë të UÇK-së.

“Para syve të publikut maqedonas u tregua se të vetë- ashtuquajturit "patriotë të mëdhenj", kur është fjala për ti mbajtur kolltukët dhe pushtetin janë të gatshëm të rishikojnë Marrëveshjen Kornizë dhe akoma më keq për amnistimin e krimeve kundër njerëzimit - diçka që është në kundërshtim me ligjin dhe parimet ndërkombëtare”, ka deklaruar Cërvenkovski për gazetën “Utrinski Vesnik”.

Duke aluduar në Gruevskin, ai është shprehur se trimi më i madh pas “Aleksandrit të Madh”, u fsheh pas deputetëve, të cilët i përdori si mish për top.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›