Brazil, shan kolegët, largohet ministri i Mbrojtjes

Nga Express më 06 gusht 2011 në ora 12:44
Ministri brazilian i Mbrojtjes, Nelson Jobim, dha dorëheqjen nga posti i tij, pasi ka quajtur të dobët dhe idiot disa nga kolegët e kabinetit qeverisës së presidentes Dilma Rousef.
Pas këtyre deklaratave, atij iu kërkua dorëheqja nga presidentja Rousef. Jobim është zyrtari i tretë i lartë, që jep dorëheqjen që nga ardhja në pushtet e presidentes.
Tashmë posti i Ministrisë së Mbrojtjes do t’i kalojë ish-ministrit të Jashtëm, Celso Amorim.