E Hënë, 2 Nëntor 2026

SHBA mirëpret arrestimin e terroristit në Pakistan

Uashingtoni ka vlerësuar kapjen e figurës së lartë të Al Kaidës në Pakistan, që besohet të ketë komplotuar sulme në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera.

“Arrestimi i Jonis al-Mauritanit është një shembull i partneritetit të gjatë ndërmjet SHBA-së dhe Pakistanit në luftën kundër terrorizmit”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Ushtria pakistaneze tha se Al-Mauritani është kapur në periferi të qytetit të Kuetas, së bashku me dy anëtarë të tjerë të Al Kaidës.

Al-Mauritani thuhet të ishte ngarkuar personalisht nga Osama bin Laden që të fokusohet në goditjen e objektivave me rëndësi ekonomike në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Australi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›