Nis trajnimi i drejtuesve te policise per zgjedhjet e 23 qershorit

Policia e Shtetit, ka marrë vlerësime positive për menaxhimin e proceseve zgjedhore të 8 viteve të fundit dhe përvojën e mirë pritet ta përçojë dhe në zgjedhjet e 23 qershorit.
Garancia jepet nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë.
OSBE ka nisur trajnimin e drejtorët e drejtorive të policive në qarqe dhe drejtorët e drejtororisë së përgjithshme të Policisë për rolin e uniformave blu në procesin zgjedhor.
Kreu i OSBE-së në Tiranë, ka kërkuar të njëjtin angazhim edhe nga klasa politike dhe të gjithë ata që ndihmojnë në administrimin e zgjedhjeve.
"Ekipi im dhe une shpresojme shume dhe presim qe klasa politike ashtu si edhe ata qe ndihmojne ne administrimin zgjedhor gjithashtu dhe kushdo qe eshte i pranishem ketu sot te sigurojne qe keto zgjedhje te permbushin serish standartet e kerkuara nderkombetare ne menyre qe Shqiperia te ece vertete perpara. Do te doja te vleresoje punen e mire e te pergezoja vecanerisht zevendesdrejtorin Rrumbullaku dhe ekipin e tij nen udheheqjen e drejtorit te pergjithshem Burgaj qe ka marre aktivisht ne dore kete proces trajnimi duke treguar serish qe sa shume dhe sa mire policia e shtetit shqiptar eshte zhvilluar gjate viteve te fundit", u shpreh Wollfarth. Janë 7 mijë punonjës policie të cilët do të trajnohen dhe përgatiten për rolin e tyre në procesin zgjedhor përmes trjanimesh të organizuara nga Prezenca e OSBE-së dhe policia e shtetit në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 23 qershorit.