E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet e shiut rikthejne problemet ne qarkun e Shkodres Durresit e Elbasanit

Rikthehen problemet nga reshjet e shiut ne qarkun e Shkodrës. Në disa prej komunave niveli i ujit ka shënuar sërish rritje. Situata mbetet ende kritike në Dajç ku rruga kalohet me vështirësi. Rruga drejt Obotit është e bllokuar ndërsa aksi Shkodër-Velipojë tek Ura e Gjolulit është i bllokuar dhe mund të qarkullohet vetëm nga mjetet e larta.  Nga reshjet e shiut në Shkodër janë përmbytur 4100 ha tokë. Nje pjesë e akseve rrugore nuk kalohen nga mjetet e vogla.  Përveç rrugëve të bllokuara me qindra shtëpi në  Obot dhe  Dajç janë të izoluara nga uji niveli i të cilit sa vjen dhe rritet për shkak të intensitetit të reshjeve.  

Shkodër, vazhdon përmbytja ne zonën e Ultësirës, fshatarët i kthehen gjuetisë së peshkut Ne Obot kjo përmbytje nuk do të largohet shpejt. Por niveli i larte uji duket po u shërben për diçka banoreve Është koha për të gjuajtur peshk. Lulzim Brahimaj ka zënë vend te ura e Sagjisë ne hyrje te fshatit Obot.  Ka hedhur rrjetat me shpresën se peshku nga Buna mund te këtë dale ne fushe.  Nënshkodra vazhdon te jete e përmbytur. Reshjet nuk po i favorizojnë fshatrat ne ultësirë.  Aksi Dajç-Shkodër kalohet me vështirësi, aksi Shkodër-Velipojë segmenti  tek Ura e Gjo’Lulit I kalueshem vetëm për mjetet e larta.  Shkarkimet nga Hidrocentrali i Vaut të Dejës vijon me 700 m3/s.
Rrëshqitje dheu në Currila. Bllokohet njëri krah i qarkullimit të mjeteve, rrezikohen 3 banesa Rishfaqen problemet nga reshqitjet e dheut ne zonën e Currilave për shkak të reshjeve të rëna gjatë ditëve të fundit . Bllokohet plotësisht njëri kah i aksit rrugor qe lidh shëtitoren “Taulantia” me Currilat. Reshjet rikthejne rrëshqitjet masive të dheut tek zona e Currilave në Durrës.  Aksi rrugor që lidh shëtitoren Taulantja me Currilat, është bllokuar plotësisht në njërin kah, duke u bërë i pakalueshëm për automjetet. Tre banesa si dhe disa biznese rrezikohen nga masivët e dheut . Edhe ky mur që është ndërtuar në anë të rrugës për të shpëtuar rrëshqitjet nuk e ka penguar dot baltën apo dherat.  Nga shtabi i emergjencave civile njoftohet se nuk do të ndërhyhet në këtë aks deri në përmirësimin e kushteve atmosferike. Gjatë 15 viteve të fundit kodra ka humbur më shumë se 80 përqind e kurorës së gjelbër pasi të gjitha pemët janë prerë për t’i hapur rrugë biznesit të ndërtimit.
Rrëshqitje dherash në Elbasan  Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje dherash në fshatin Xibrakë të komunës Labinot Fushë në Elbasan. Shtabi i Emergjencave Civile ka urdhëruar evakuimin e banorëve të dy shtëpive të cilat janë dëmtuar pjesërisht nga rrëshqitja e dheut. Ndërkohë në këtë zonë reshjet vijojnë të bien me intensitet.

Kukës, shkarje dheu në Rrugën e Kombit
Ne afersi te fshatit Mamez, ne kilometrin e dyte te autostrades qindra meterkub balte e gure ka shkare duke marre perpara edhe murembajtesit prej betoni. Reshjet kane penguar edhe makinerite e firmes sipermarrese qe po punon per hapjen e korsise se bllokuar.  Probleme ka patur edhe ne segmente te tjera te autostrades pergjate se ciles kane rene gure e dhera por ne sasi me te vogla. Kjo eshte shkarja me masive qe nga ndertimi i arteries se kombit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›