E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjahtari i syve terrorizon protestuesit në Egjipt

Share

Një oficer policie në Egjipt, i quajtur nga protestuesit si Gjahtari i syve, dyshohet se ka shënjestruar demonstruesit duke i qëlluar në sy.

Lejtnanti i parë, Mahmut Sobhi El Shinaui është urdhëruar nga Prokurori i Përgjithshëm i Egjiptit të merret në pyetje për këtë çështje. Ministria e Brendshme thotë se ai do arrestohet.

Video- provat e regjistruara nga protestuesit tregojnë El Shinauin të përfshirë në sulm ndaj të paktën 5 protestuesve.

Protestuesit kërkojnë drejtësi dhe kanë spërkatur me grafiti fjalën Kërkohet mbi imazhin e fytyrës së tij. Ata ofrojnë edhe shpërblim të vogël monetar për atë që jep informacion për El Shinauin.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme i tha CNN se El Shinaui është një shënjestrues i trajnuar shumë mirë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›