E Diel, 1 Nëntor 2026

Leskaj, drekë me Sollakun, kërkon mbështetje nga PS

Share

Bujar Leskaj, kandidat i presidentit për kreun e Kontrollit të Shtetit, është parë dje të drekonte me ish- kryeprokurorin Dhori Sollaku, me të cilin ka një lidhje të vjetër. Dreka mes dy miqve të vjetër bëhet ndërkohë që Leskaj kërkon votat e shumicës së ndarë për kandidaturën e tij me shqetësimin për ti kompensuar ato me vota të majta.

Sollaku kohët e fundit është përfshire në strukturat e Partisë Socialiste. Lidhjet e tij me Leskajn janë të vjetra qysh nga viti 1997 kur Sollaku ishte kandidat për deputet të PD në Fier.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›